Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 20:08

E trishtë/ Ndahet nga jeta zyrtari i Partisë Socialiste në Fier

Ditën e sotme është ndarë nga jeta zyrtari i Partisë Socialiste në Mbrostar Ura të Fierit, Gëzim Dhima. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur deputetja socialiste Antoneta Dhima, e cila është shprehur se ai ishte simboli i mirësisë.

"Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima.

Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.

Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im”, ka shkruar ajo.