Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2980 testime dhe janë konfirmuar 8 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja e rasteve është si vijon: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Ndërkohë, po gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19. Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po trajtohen me trajtim të specializuar 5 pacientë.

Po ashtu janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.