Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 17:05

E reja në Durrës humb jetën, i ati akuzon mjeken dhe shpërthen në lot: E futa në dhe ditën e ditëlindjes

29-vjeçarja Ardita Muça humbi jetën me datë 5 Korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit në Spitalin e Durrësit. Familjarët e të resë fajësojnë mjekët për fatin e saj tragjik.

Ato kanë paditur në polici mjeken që ka asistuar në lindjen e së ndjerës, pasi sipas tyre ajo ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk i ka injektuar hollues gjaku para lindjes.

Babai i 29-vjeçares, Eduart Hersi ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”, në “Top Channel”, ku ka bërë përgjegjëse doktoreshën për humbjen e së bijës. Sipas tij, ajo e ka nxjerrë vajzën më para nga spitali, si dhe nuk është kujdesur ashtu siç duhej për të.

“Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin. Të nesërmen ndërroi jetë. Doktoresha është përgjegjësja kryesore. Në rradhë të parë nuk duhet të ma nxirrte gocën për dy ditë. Në rradhë të dytë duhet t’ia bënte të gjitha proceset ça i takonte. Po të ishte fëmija vet do e nxirrte? Kurrë ma merr mendja. Kurrë. Lekun e ka marrë, çdo gjë e ka marrë, pse duhet ta bëjë këtë gjë? Pse? Unë di të marr dhe hak vetë, por nuk fitoj gjë. Ajo nuk kthehet mbrapsht. Unë kërkoj drejtësi që të mos ndodhi te tjerët, si u plagos zemra ime mos të qajnë zemrat e huaja. Sot goca ka pasur ditëlindjen, do mbushte 29 vjeç por e futa në dhe. Në vend se të festoja…në vend se të festoja e futa në dhe”, u shpreh ai, teksa shpërtheu në lot nga dhimbja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)