Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 16:04

Një vit pa të atin, Rudina Dembacaj i dedikon fjalët e ndjera me zemrën plot mall

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj humbi një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë. I ati u nda nga jeta, duke lënë një boshkllëk të madh në jetën e familjarëve.

Sot është bërë një vit që nga kjo ditë e hidhur dhe Rudina i ka prekur të gjithë me një status në rrjete sociale. “Je i paharruar babush! Nuk jetohet bukur, nëse nuk të kujtoj çdo ditë. 1 vit pa ty”, ka shkruar ajo.

Moderatorja festoi para pak ditësh ditëlindjen, një ditë ku e ndjeu më shumë se kurrë mungesën e të atit. Ajo shprehej se boshllëkun që i ka lënë ai nuk ia mbush dot asgjë.