Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 14:02

Eduarti i dedikon këngë Arbanës, shihni si reagoi moderatorja

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Top Arena”, Eduarti i bëri një surprizë Arbanës duke i dedikuar asaj një këngë. Regjisori këndoi këngën “Sytë e tu” të Frederik Ndocit duke i habitur të gjithë me surprizën e papritur.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”, tha Eduarti.

Arbana reagoi mëngjesin e sotëm me një foto të saj dhe Eduartit, të cilin e quajti djali i dedikimeve.