Fero feston sot ditëlindjen dhe mbush 24 vjeç. Kjo ditëlindje e gjeti reperin për herë të parë si baba dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Arbenita.

Modelja zgjodhi ta surprizonte Feron duke i publikuar në Instastory disa nga momentet e tij me Ninën, teksa bëjnë xhiro me karrocë apo teksa reperi e vë vogëlushen në gjumë.

“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam”, shkruan Arbenita.




