Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit italian për t’i dhënë lamtumirën Raffaella Carrà, e cila u nda nga jeta ditën e hënë. Trupi me arkivol dhe shoqëruar nga makina me ngjyrë të zezë, u transportua përpara studiove kryesore të Rai, zyrave dhe të dy teatrove ku Raffaella prezantoi shumë shfaqje.

Partneri i saj, balerini dhe regjisori Sergio Giapino, u kërkoi të gjithë atyre që e donin Rafaellan të shkonin në një kishë në fshatin ose qytetin e tyre, në çdo vend, të premten në mesditë (kur varrimi do të bëhet në kishën e Santa Maria në Ara Celli në Romë) dhe të ndezin një qiri e të luten.

“Raffaella Carrà është prova përfundimtare që suksesi fitohet vetëm duke punuar çdo ditë”, tha gazetari i Rai, Bruno Vespa.


