Duke filluar nga vjeshta në ekran do të transmetohet seriali i parë i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana). Seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Përgjatë kohëve të fundit, Ermali ka zbuluar vazhdimisht detaje të reja nga seriali, ashtu siç ka bërë dhe së fundmi. Ai ka publikuar në rrjete sociale një video të dy aktoreve të “H.O.T”, Jonida Vokshi dhe Ana Lika.

Me anë të videos, producenti ka zbuluar se Jonida bëhet nuse në serial, ndërsa Ana do të jetë shoqëruesja e saj. Jonida shihet e veshur me një fustan përrallor nga “Ami Event” dhe e kuruar deri në detaj.

Kujtojmë se ky serial ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.
View this post on Instagram





