Sot në “Shqipëria Live” u trajtua historia e vështirë e Niku Xhydollarit, një kamarier me nanizëm. Ai tregoi se i janë dashur 10 vite për ta gjetur këtë pozicion pune, pasi më parë të gjithë e paragjykonin për paraqitjen.

Përsa i përket pronarit të tanishëm, Xhydollari tha se është i vetmi që nuk e ka pasur problem dhe se është njeri me zemër të mirë.

“E kam pasur të vështirë të gjej një pozicion pune. E kam kërkuar këtë punë afërsisht këtu e 10 vjet e me zor, me zor e gjeta. Për 10 vite askush nuk ma hapi derën se e kishin problemin te paraqitja, se çfarë paraqitje ke, nuk bën për këtë punë. Pronari që kam tani nuk e pati problem, e ka zemrën e mirë”, rrëfeu ai.
View this post on Instagram
