Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, por rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2007 testime dhe janë konfirmuar 13 raste me Koronavirus. Ky numër shënon një rritje pas disa ditësh me vetëm 1-2 raste të reja.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.