Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Korrik 2021, 17:05

Në pritje të ëmbël, ‘Marina’ zbulon gjininë e bebushit

Aktorja bukuroshe dhe shumë e dashur për shqiptarët falë telenovelës “Stuhia”, Ximena Navarrete është në pritje të ëmbël. Ajo e bëri të ditur lajmin vetëm pak ditë më parë, ndërsa së fundmi ka zbuluar dhe gjininë.

Aktorja do të bëhet me vajzë dhe këtë e ka treguar me një video shumë të bukur në Instagram. Në videon në fjalë Ximena ka ndarë momente nga festa që ajo dhe bashkëshorti kanë organizuar me rrethin e ngushtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ximena Navarrete (@ximenanr)

Kujtojmë se aktorja bukuroshe në dhjetor të vitit 2018 humbi një bebe në muajin e tretë të shtatzënisë. Fatmirësisht, Zoti e ka bekuar me një tjetër fëmijë dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur.