Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Korrik 2021, 16:04

Fjalimi i fundit i Gjuzit si deputet: Sot hipa në urban, jo se s’kam makinë, por...

Deputeti Kujtim Gjuzi ka dhënë fjalimin e fundit në Kuvend si deputet. Gjatë fjalimit të tij Gjuzi u shpreh se ditën e parë në Kuvend ka ardhur me biçikletë ndërsa sot me autobus dhe ka vënë re se kondicionerët nuk ndizen.

“Ditën e parë erdha me biçikletë këtu jo se s’kam makinë. Sot hipa në autobus. Dhe qytetarët thanë sapo hypët ju në autobus u ndez kondicioneri.

T’i largojmë hajdutët dhe të vijnë të ndershmit. Ne ishim më të mirët që kanë qenë këtu për 30 vite se të tjerët ishin vrasës. Mund edhe të kem bërë ndonjë gabim me intonacionin e zërit por kjo ka qenë nga gjyshi i vrarë nga diktatura. Këtu duhet të vijnë ata që kanë tituj shkencorë. Rroftë Shqipëria. Faleminderit”, tha Gjuzi. 

Burimi: abc