Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Korrik 2021, 10:10

Eni Vasili pozon për herë të parë me të bijat: Takimi i parë ishte magji

oderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili u bë dje nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Eni dhe bashkëshorti i saj i kanë vendosur vajzave emrat Sofi dhe Nikol.

Sot moderatorja ka publikuar foton e parë me të bijat, nga momenti kur i takoi për herë të parë. 

"Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin", shkruan Eni. 

Eni nuk e ka mbajtur të fshehtë shtatzaninë gjatë këtyre muajve duke postuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur. 

Gjithashtu moderatorja ka qenë mjaft aktive edhe në televizion duke qenë prezente në studion e "Open" çdo javë.