Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Korrik 2021, 09:09

Vetëm 23 vjeç, ndahet nga jeta aktori i njohur

Bota e filmit është tronditur sot pas lajmit se aktori Daniel Mickelson vetëm 23-vjeç është ndarë nga jeta. Daniel i njohur për rolin e tij në serialin "Mani" dhe filmin horror "The Killer Clown Meets the Candy Man", ndërroi jetë në 4 Korrik.

Shkaku i tij i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Yjet si Patrick Schwarzenegger, Kaia Gerber, Paris Hilton kanë shprehur dhimbjen përmes rrjeteve sociale. 

"Më kujtohet ajo kohë kur u ulëm në divan dhe kaluam tërë ditën duke folur me gjuhën tonë sekrete që e flisnim sa herë ishim bashkë. Do doja ta ktheja kohën. Do të doja të ishim akoma duke folur me fjali që ndoshta i bezdisnin të tjerët, por na bënin të qeshnim", shkroi Kaia.

"Shumë e trishtuar kur e dëgjova kajmin, ti ishe një dritë", shkroi Paris.