Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 23:11

Italia, finalistja e parë e Euro 2020

Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Pikat e bardha të penalltive vendosën që italianët të shkojnë në finalen që do të luhet në Wembley të Londrës më 11 Korrik.

Ata që  gabuan më shumë ishin spanjollët duke shuar shpresat për të shkuar në finale.

90 minutat e rregullta të lojës mes Italisë dhe Spanjës përfunduan në barazim 1 me 1. Italianët shënuan të parët me Chiesa. Spanjollët u kundërpërgjigjën me Morata.

Më pas ndeshja kaloi në 30 minutat shtesë. Edhe dy pjesët nuk mjaftuan të vendosnin për finalistin derisa u deshën penalltitë.

Finalisti i dytë i Euro 2020 përcaktohet të mërkurën mes Anglisë dhe Danimarkës