Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 18:06

E pyesin për Keisin, Stresi i habit të gjithë me përgjigjen

Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, ku i jep mundësinë fansave t'i bëjnë pyetje e së fundmi u është përgjigjur disa prej tyre. Një prej pyetjeve kishte të bënte pikërisht me Keisin. Çifti prej më shumë se një viti po jetojnë larg njëri-tjetrit dhe Stresi në intervista ka deklaruar se ata janë ndarë.

Por me përgjigjen që ka dhënë së fundmi i ka habitur të gjithë. 

“A je ndarë me gruan tënde Keisin se të gjithë jemi kurioz”, e ka pyetur një fans.

Stresi ka ndarë në Instagram një dedikim që Keisi i ka bërë shumë kohë më parë dhe përkrah ka shkruar: “Do ta merrni vesh shumë shpejt”, duke lënë të kuptohet se ata mund t'i shohim sërish bashkë së shpejti.