Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 17:05

Vijnë në jetë binjaket, Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili është bërë sot nënë duke sjellë në jetë dy vajza binjake.

Lajmi bëhet i ditur për "Prive" nga burime konfidenciale pranë moderatores. Mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.

Eni nuk e ka mbajtur të fshehtë shtatzaninë gjatë këtyre muajve duke postuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur. 

Gjithashtu moderatorja ka qenë mjaft aktive edhe në televizion duke qenë prezente në studion e "Open" çdo javë.