Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 17:05

E fotografuan me të dashurën, Can Yaman nervozohet ndërsa i ati rrëzohet

Can Yaman dhe Diletta Leotta ndodhen në Turqi për pushime ku sigurisht nuk u kanë shpëtuar paparacëve. Së fundmi dyshja ka darkuar në një restorant së bashku me prindërit e Can dhe pasi dolën nga restoranti gazetarët e fotografët i kanë ndjekur këmba-këmbës derisa ata arritën tek makina e tyre.

Kjo gjë ka nervozuar aktorin, i cili ndërkohë që përpiqej të largohej sa më shpejt po tërhiqte Dilettën ndërsa babai i tij u rrëzua.

Gazetarët pyesnin çiftin, por Diletta vetëm buzëqeshte sepse nuk i kuptonte.

“Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”, u shpreh prezantuesja italiane.