Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 17:05

Sara Kolami: Meshkujt e sotëm janë mësuar që femra t’i vijë mbrapa, janë bërë si pjeshkat

Pjesë e emisionit “Best Deal Albania” në Klan Plus, këtë herë kanë qenë Sara Kolami, Ina Kollçaku, Fiona Metohu, Tea Zhuli dhe Enxhi Cuku. Gjatë një udhëtimi në makinë vajzat kanë biseduar për tema të ndryshme, ku një ndër to ka qenë se çfarë preferencash kanë për partnerin që duan në krah dhe si e shohin ato dashurinë.

Enxhi Cuku: Jemi të gjitha pak a shumë në një moshë, kemi një punë, jemi të pavarura dhe duke qenë “sigle”, është e vështirë të gjesh një mashkull në ditët e sotme, të përmbushë kërkesat që ke. Ku e hasni problemin në momentin që dilni me dikë?

Sara Kolami: Besoj që një pjesë e madhe është mësuar që femrat t’i kenë nevojë dhe kur s’i ke nevojën, stepen sepse janë mësuar t’i shkosh pas dhe kur nuk i shkon pas, i çalon e gjithë pikëpamja e jetës. Sillen si pjeshka, më mirë fokusohu tek karriera jote, të jesh e pavarur ekonomikisht, shpirtërisht në çdo aspekt.

Tea Zhuli: Unë besoj se ndonjëherë ne vajzat kemi shumë kërkesa të ekzagjeruar.

Sara Kolami: Duhet të kesh kërkesa sepse dashuria nuk mjafton. Nëse tjetri nuk të respekton, nuk kujdeset për ty etj, dashuria nuk mjafton. Dashuria është respekt, kujdes, gjërat e vogla. Domethënë shkove në shtëpi? Të të pyesë a je mirë, kjo është, jo dhuratat e mëdha, xixat.