Sara dhe mami Ledrit, Xheraldina kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Madje Xheraldina ka thënë se Sarën nuk e konsideron si nuse, por si vajzën e saj. Por mes ndjekësve të tyre ka edhe skeptikë.

Xheraldina ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, ku ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje.

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”, shkruan ndjekësja.

“Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”- i përgjigjet ajo me ironi.


