Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 16:04

Çifti i njohur i jep fund beqarisë në fshehtësi pas 6 vitesh bashkë

Pas 6 vitesh së bashku i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në martesë çifti i njohur Gwen Stefani dhe Blake Shelton. Këngëtarët i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të vogël të mbajtur në Oklahoma në kishëzën e ndërtuar në fermën e artistit.

Së fundmi, Gwen publikoi dhe fotot e para nga dasma e tyre e fshehtë.

51-vjeçarja dukej mahnitëse me fustanin e bardhë dhe me çizme.

Gwen dhe Blake u takuan për herë të parë në vitin 2015, teksa ishin bashkë në xhirimet e The Voice USA.