Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 15:03

Po flitet për ndarje, por Tuna dhe Patrisi shkojnë me pushime bashkë

Prej kohësh po përflitet se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund mes tyre, megjithatë kur bëhet fjalë për fëmijët, dyshja janë gjithmonë bashkë. Tuna ka nisur prej disa ditësh pushimet në Turqi dhe ka ndarë fotografi me dy djemtë e saj, por mesa duket bashkë me to ndodhet dhe Patrisi. 

Patrisi ka publikuar një foto të Tianit dhe Zenit nga resorti i njëjtë ku ndodhet dhe Tuna. Për më tepër, Tuna ka filluar të ndjekë në Instagramin e djemve Patrisin. 

Nuk dihet ende nëse dyshja kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit një tjetër mundësi apo janë bërë bashkë vetëm për hir të fëmijëve.