Nga Shqipëria / E Martë 6 Korrik 2021, 14:02

Nga pushimet në Greqi, Arbana i shpreh dashurinë publikisht Eduartit

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë këto ditë pushimet në Greqi. Arbana ka postuar vazhdimisht foto e video duke i mbajtur fansat të përditësuar me aktivitetet e tyre gjatë ditës.

Çifti ka realizuar edhe foto e një prej tyre Eduarti e ka publikuar ndërsa Arbana i bëri një kompliment shumë të bukur.

“Dritë dielli”, shkruan Arbana krah fotos ku Eduarti shfaqet duke qeshur.

Në fotot e tjera Arbana ka pozuar krah partnerit dhe tregon se i duhet të qëndrojë në majë të gishtave për ta arritur.

Sigurisht nuk kanë munguar as fotot e ëmbla me Diellin.