Jasmina dhe Andi ishin një nga çiftet më të komentuar në "Përputhen", derisa deklaruan publikisht ndarjen e nuk munguan akuzat ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista. Megjithatë Jasmina duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Andin.

Ish-konkurrentja ka treguar së fundmi se ka nisur një lidhje dashurie.

E pyetur nga fansat nëse është në një lidhje, Jasmina u përgjigj me "Po".

Ish-konkurrentja preferoi të mos jepte më shumë informacion duke e lënë anonim identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.







