Policia ka arrestuar 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës vrau gruan me thikë. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 51-vjeçarit është bërë në ambientet e spitalit.
Ismalaja u dërgua dje në spotal sepse tentoi të vrasë veten menjëherë pasi masakroi gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. 51-vjeçari ka goditur me thikë gruan brenda automjetit të tyre dhe më pas tentoi vetëvrasjen, duke goditur veten.
Burimi: abc


