Dy kunata janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Njëra ndër to është Dava Ndoj, 33-vjeç. Babai i saj ka deklaruar se ajo është me urdhër mbrojtje dhe se konfliket mes tyre kanë nisur që në janar.
"Jam baba i Dava Ndojës. Vetëm sot e kanë sulmuar fizikisht. Vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar. Edhe djali i vajzës së vet, nipi, është mbi 20-vjeç. Po ashtu edhe dy mbesat. E kanë sulmuar fizikisht. Është me urdhër mbrojtje. Ditën e enjte gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje me vendim të formës së prerë. S’kanë as ujë as drita. Çelësat e shtëpisë i ka pasur vjehrri dhe gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes. Kanë ndodhur që më 16 janar. Vajza është e dhunuar e shkulur nga flokët. Me hepatoma dhe nuk e lëviz qafën. Vetëm drejtësi kërkoj nuk kërkoj më shumë. Se vjehrri i Davës ka dërguar mik ke vëllai im dhe i ka thënë se Dava po i merr shpinë. Por çfarë të japë gjykata do marri Dava asgjë tjetër”, ka thënë babai.
Burimi: "Abc News"
