Orinda dhe Turi po presin me emocion të bëhen prindër për herë të parë dhe sot kanë mbajtur festën “baby shower”, duke mbledhur miq e të afërm.

Festa është organizuar në ambient të hapur dhe pamjet na i kanë treguar vetë të ftuarit me fotot e videot e publikuara në rrjete sociale.

Orinda është shfaqur e veshur me një fustan të gjerë, me lule dhe me flokët e lëshuara.
Kujtojmë se ajo është në pritje të një vajze, emri i së cilës do të fillojë me shkronjën A.






