Nga Shqipëria / E Hënë 5 Korrik 2021, 17:05

Alketa tregon si e thërret burri me përkëdheli dhe e vështirë për t'u gjetur

Alketa Vejsiun nuk e thërret bashkëshorti as shpirt, as zemër, por një tjetër fjalë, që moderatorja e ka zbuluar sot. Alketa nuk poston shumë për jetën private në rrjete sociale, por sot ka vendosur të ndajë një detaj.

Ajo ka postuar në Instagram një foto e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile dhe tregon se bashkëshorti e thërret "ketër".

“Ai më quan ketër”, ka shkruar Alketa.

Moderatorja në intervista ka treguar se është njohur me partnerin e saj teksa donte të blinte një shtëpi dhe asokohe ishte vetëm 20 vjeç.