Nga Shqipëria / E Hënë 5 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë dhe vetëm 2 raste të reja me Koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat janë konfirmuar dy raste të reja me Koronavirus. Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Koronavirus.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.