Një krim në familje ka tronditur Krujën këtë të hënë. Burri ka vrarë gruan me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq.
Viktima është Klarita Ismalaja 45 vjeçe, e cila u masakrua me thike nga burri i saj 51-vjeçari Artan Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:45 minuta të kësaj të hëne në oborrin e një magazine që ndodhet në anë të rrugës së fshatit Bubq të Krujës.
Pasi kanë hyrë brenda rrethimit të magazinës, në rrethana ende të paqarta, 51-vjecari ka goditur me thikë në qafë e trup bashkëshorten e tij. Goditjet kanë qenë fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçares.
Fill pas kryerjes së aktit të rëndë, 51-vjecari, në kushte e rëndesës psikologjike për atë që kishte bërë, ka tentuar t'i japë fund jetës duke u dëmtuar edhe vet me thike.
Autori i ngjarjes u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të renduar për jetën, ndërsa policia pasi mbërriti në vendngjarje nisi hetimet. E gjitha ngjarja e rëndë sipas uniformave blu u zhvillua ne brendësi të automjetit tip “Ford” në pronësi të bashkëshortëve.
Për policinë mbetet ende i paqartë motivi i ngjarjes, për shkak të informacionit të pakët qe kane mundur të grumbullojnë në vendin e ngjarjes, pasi çifti, prindër të dy fëmijëve jetonin në Tiranë dhe jo në zonën ku u zhvillua krimi i rëndë.
Burimi: tvklan.al
