Boksieri Florian Marku do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një videoje në rrjete sociale, ku ka zbuluar dhe gjininë e foshnjës.

Ai dhe bashkëshortja, Eirini Konomi kanë organizuar një festë të veçantë me të dashurit e tyre dhe kanë treguar se do të bëhen me djalë.

“Faleminderit Zotit presim një djalë”, ka shkruar Floriani krahas videos së publikuar në Instagram.
View this post on Instagram



