Nga Shqipëria / E Diel 4 Korrik 2021, 21:09

Papa Françesku shtrohet në spital, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Papa Françesku ka përfunduar në spital për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.

Selia e Shenjtë ka njoftuar se ky operacion ishte planifikuar prej një kohë të gjatë. Zëdhënësi Matteo Bruni ka bërë të ditur se Papa vuan nga divertikuliti, inflamacion në zorrët e trashë.

Kjo gjendje i shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut. Sipas mjekëve, disa ditë pas operacionit, Papa Françesku do të kthehet në Vatikan dhe detyra e tij do të vazhdojë.