Nga Shqipëria / E Diel 4 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2144 testime dhe është konfirmuar vetëm një rast i ti me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.