Olti Curri ka shpërndarë ditën e sotme një pjesë nga intervista më e fundit e Kri Gorasit, vajzës e cila u bë e famshme nga "Aventurierët" e më pas mori pjesë në emisionin kosovar "It's my love". Gjatë intervistës në "ValaMala Show", moderatori Valon Maloku e pyet Krinë me cilën nga kandidatet e emisionit do kishte shkuar në pushim e ajo i tregon se do zgjidhte Inën pasi do flirtonin me djem.

Pjesa që Olti ka shkëputur nga intervista:
Moderatori: Me cilin prej kandidatëve do shkoje me pushime në plazh?
Kri: Me Inën sepse më duket më shumë kështu si shpirt ku*ve. Mund të kënaqem më shumë me atë dhe mund të flirtoj me shumë djem.
Moderatori: Po pse jo me Ganën?
Kri: Jo edhe Gana e mirë është po nuk flirton shumë me djemtë. Ina më duket dora ime.
"Kjo intervistë e ngre gazetarinë televizive në një tjetër nivel...Kri është protagoniste e Përputhjes kosovare...", shkruan Olta krah videos.

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy edhe komenti i gazetares Fatma Haxhialiut, e cila shprehet e indinjuar ndaj gazetarisë së ditëve të sotme duke e quajtur "gazetari e berllogut".
"Publiku do velet (dhe do ndodh shume shpejt) nga gazetaria e berllogut dhe ashtu sic dolen, ashtu do zhduken te gjtihe keta mutante televizive! Me vjen kaq keq qe njerez pa familje, mbeshtetje, qe jeta i ka katandisur ne nje forme ose tjeter degradimi, te shfrytezohen paturpesisht per pak zhurme nga ca letyra gazetarie. Ketyre llojeve, surrati do u zhduket nga ekrani, por njollat e shpirtit kurre dhe llogarite, do i kene me Zotin!", shkruan Fatma.
View this post on Instagram
