Ronela Hajati ishte e ftuar së fundmi tek “Binjakët”, ku u ndal pak edhe tek jeta e saj private. Gjatë intervistës, Ronela u pyet se çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje dhe përgjigja ishte e prerë.

“I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”, tha këngëtarja.

Kujtojmë që Ronela pak kohë më parë i dha fund lidhjes me Young Zerka.

E ftuar në "Soiree", javë më parë, Ronela u shpreh se: “Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje. Përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë lamtumirë”.

