Nga Shqipëria / E Diel 4 Korrik 2021, 12:12

Rudina feston ditëlindjen dhe Marku u sigurua ta surprizonte i pari

Moderatorja e aktorja, Rudina Dembacaj feston ditëlindjen dhe bashkëshorti, Mark Frroku ka vendosur ta surprizojë me një udhëtim në Capri të Italisë.

Marku është siguruar që të jetë i pari person që e surprizon Rudinën dhe çifti janë nisur që dje në udhëtim. Nga atje, Rudina ka postuar plot foto e video ku shihet duke shijuar detin e restorantet në Capri.

Në një prej fotove moderatorja shfaqet duke pozuar e lumtur krah Markut e çifti po ia kalon për mrekulli.