Nga Shqipëria / E Diel 4 Korrik 2021, 11:11

Shpallet Miss Shqipëria 2021, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

U mbajt mbrëmjen e djeshme në Kalanë e Petrelës konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. Kurorën e më të bukurës e fitoi Lea Islamaj, e cila arriti të fitonte edhe votat e jurisë, edhe të publikut.

Lea është 18 vjeç dhe ka lindur e është rritur në Francë. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Lea Islamaj

Shoqëruese e parë e miss-it u zgjodh Pamela Paja ndërsa shoqëruese e dytë Samanta Pajo.

Pamela Paja
Samanta Pajo