Nga Shqipëria / E Diel 4 Korrik 2021, 01:01

Nevina rikthehet në ekran, por jo në 'E diell'

Nevina Shtylla do të rikthehet në ekran. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja me postimet e fundit në Instastory ku i përgjigjet me po ndjekësve që e pyesin a do të rikthehet në Instagram.

Nevina ka treguar se nuk do të rikthehet në "E diell", por vazhdon të ruajë miqësinë më kolegët e emisionit të së dielës.

“Jo nuk do të jem. Jam shkëputur nga E Diell prej janarit, sidoqoftë mbetet një nga programet që kam shijuar më shumë e ku kam krijuar shoqëri shumë të mira. Do më mungojë E Diell, po për fat kemi mundësinë që me pjesën më të madhe të grupit të takohemi e çmallemi herë pas here”, është përgjigjur Nevina.