Egli ishte e ftuar së fundmi në "Soiree" ku pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse kanë plane për të ndërtuar një familje me Olsin dhe Egli u përgjigj: “Unë jam me teorinë që momenti kur unë duhet të bëhem nënë duhet të vijë në kohën e duhur. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prioritetin më të madh në jetë të një femre. As karriera, as muzika, as asgjë. Muzika është dashuria ime, por ka dashuri e dashuri mbi muzikën. Në momentin që të vjen mosha dhe momenti i duhur, patjetër që nuk bëj kompromise për asgjë për të ndërtuar familje”.

Jonida Shehu: Olsi do?
Egli Tako: Patjetër.
Jonida Shehu: Nuk është momenti tani besoj?

Egli Tako: Absolutisht jo. Tani jemi shumë herët, por më beso që kur të vijë momenti ne nuk bëjmë kompromise kur vjen fjala për familje.
Jonida Shehu: Do bëni një dasmë të madhe?
Egli Tako: Po pse jo. Njëherë martohet njeriu. E kemi menduar, por jo në plane afatshkurtra. Jo tani afër patjetër. Thjesht në bisedime që mund të bëjmë, kur bie fjala për të ardhmen dhe bëjmë ato planet tona, patjetër që dasma është një prej ditëve të shënuara.





