Mediat britanike kanë nxjerrë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë para më shumë se 1 muaji. Sipas The Sun, piloti grek kishte marrë 20 mijë Euro nga vjehrra e tij disa ditë para se të vriste Karolinën.
Nuk është e qartë ende arsyeja përse 32-vjeçari kishte kërkuar paratë.

Gjithashtu edhe për varrimin e bashkëshortes së tij 20-vjeçare, të cilën e vrau vetë, u kishte kërkuar prindërve të Karolinës 4 mijë Euro për ceremoninë mortore: 2 mijë Euro për shpenzimet e transportit të trupit dhe 2 mijë Euro për arkivolin.
Ndërsa mediat e Athinës kanë hedhur dyshimet se Babis Anagnostopulos ishte i përfshirë në trafik droge, bazuar edhe në faktin se çifti bënte shpenzime të mëdha dhe jetesë luksoze. Mendohet se Karolina e kishte kuptuar ku ishte përfshirë Babis dhe për këtë arsye ai e vrau.

