Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Korrik 2021, 17:05

Asnjë humbje jete dhe ja sa raste të reja me Covid u shënuan 24 orët e fundit

Edhe ditën e sotme në Shqipëri nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi. Nga 3036 testime janë zbuluar 8 raste të reja në 24 orët e fundit, nga 2 raste në Tiranë dhe Devoll dhe nga një rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.