Një gardiane burgu nga Kalifornia ka kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur në prani të 11 të dënuarve të tjerë. “Daily Mail” raporton se ajo është dënuar me 7 muaj burg.

Prokurorët kanë bërë me dije se oficerja 27-vjeçare, e quajtur Tina Gonzalez, kishte hapur një vrimë në uniformën e saj për të kryer sa më lehtë marrëdhënie intime.

Ndihmës sherifi Steve McComas ka shpjeguar se një hetim i hollësishëm ka zbuluar lidhjen e 27-vjeçares me të burgosurin. Ajo i kishte dhënë telefon dhe brisqe, të cilat konsiderohen si armë pas hekurave.
Burimi: "Daily Mail"
