Një 31-vjeçar me inicialet K.L në Kavajë është vënë në pranga nga policia pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash.
Ai dyshohet se ka detyruar mbesën 14-vjeçare të konsumojë kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.
Policia bën me dije se pasi ka ngacmuar mbesën, 31-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të dhunës në familje, ngacmim seksual, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.
Burimi: "Abc News"
