Ditën e sotme në “Përputhen +40” u transmetua takimi i Stelës me Çimin. Gjatë takimit, Çimi u bë xheloz për bluzën që kishte veshur Stela dhe ia hodhi në ujë.

“Ta ka dhuruar dikush”, i tha ai, mirëpo konkurrentja insistoi se e kishte blerë vetë. Për t’ia hequr vëmendjen nga bluza, Çimi iu afrua dhe e puthi në buzë.

Më pas, Stela e mori bluzën dhe i gjuajti me të. Ai e mori sërish për ta hedhur në ujë. Ky ishte takimi i fundit mes tyre në programin “Përputhen+40”.



