Një pushues është mbytur pasditen e sotme në plazhin Tale në Lezhë. Viktima është një 58-vjeçar i quajtur Naim Mustafaj, banues në Burrel.
Ai është nxjerrë me shenja jete në breg nga pushues të tjerë, por ka humbur jetën 30 minuta më vonë, teksa ishte nisur për në spitalin e Lezhë.
“Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: "Abc News"
