Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:25 në Vlorë, në fshatin Bishan. Vëllai ka plagosur me çifte motrën 66-vjeçare, pas një konflikti të çasitit për motive të dobëta.
66-vjeçarja, B.H ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori S.D, 60 vjeç, mendohet të ketë qenë i dehur. Pas ngjarjes ai është larguar drejt pyllit dhe është në kërkim nga policia.
Burimi: "Abc News"
