Nga Shqipëria / E Premte 2 Korrik 2021, 17:05

E rëndë në Vlorë/ Pas konfliktit, vëllai qëllon me çifte motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:25 në Vlorë, në fshatin Bishan. Vëllai ka plagosur me çifte motrën 66-vjeçare, pas një konflikti të çasitit për motive të dobëta.

66-vjeçarja, B.H ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori S.D, 60 vjeç, mendohet të ketë qenë i dehur. Pas ngjarjes ai është larguar drejt pyllit dhe është në kërkim nga policia.

Burimi: "Abc News"