Është mbajtur në Prishtinë Parada e Krenarisë së Komunitetit LGBTQ me moton “Bashkë dhe Krenarë”.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, por edhe këngëtare si Tuna e dizejnatorja e famshme Blerina Kllokoqi Rugova.

Personazhet e njohur kanë publikuar foto e video nga parada duke treguar se kanë dalë në mbështetje të komunitetit e të drejtave të tyre.

Ndërsa Tuna vendosi të rikthehet me një performancë, që pas lindjes së fëmijës së dytë.

Këngëtarja u shfaq e veshur me ngjyra e një pelerinë ku shkruhej: "Dashuria fiton".





