Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3513 testime dhe janë konfirmuar vetëm 3 raste të reja. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë ka raportuar se nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Tre qytetarët e infektuar sot janë dy raste në Vlorë dhe një në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Sot janë shëruar 4 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.
