Vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të cilën do e festonte më 4 korrik, Delia Fiallo, autorja dhe skenaristja, kolegët dhe fansat e së cilës shpesh e quanin "Nëna e telenovelave", është ndarë nga jeta.

Fiallo u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare. Vajza e saj, Delia Betancourt, konfirmoi për NPR se Fiallo vdiq të martën, në shtëpinë e saj në Miami.

Fiallo skenoi drama të njohura si Cristal, Lenoela dhe Rafaela gjatë viteve 1970 dhe 1980, të cilat u transmetuan në të gjithë Amerikën Latine. Por më e njohura mbetet Kasandra, një telenovelë që e njohin të gjithë shqiptarët.


